Teksa edhe dy orë na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit, pjesëmarrja e qytetarëve për të votuar është e ulët.

Në një prononcim për Report Tv komisioneri i qendrës së votimit 32/79 në qytetin e Beratit thotë se shumica e njerëzve nuk e dinë që sot ka zgjedhje. 

Madje sipas tij të informuar për zgjedhjet e sotme janë vetëm personat e punësuar.

“Këtu ka rreth 960 votues, kanë votuar 1/6  e votuesve. Në krahasim me votimet e tjera kanë votuar gjysma e gjysmës. Njerëzit nuk e dinë që ka zgjedhje, vetëm ata që janë në punë e dinë. Ka munguar fushata elektorale. Ai që e merr vesh vjen e voton”, tha komisioneri për Report Tv.