Pjesëmarrja e ulët në protestë, Berisha: 77 mënyra për ‘mosbindje civile’, radhën e ka Shkodra e Durrësi! Skenar ngujimi, greva e bllokime permanente rrugësh

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, ka dhënë një konferencë për shtyp pas protestës së djeshme, ku nuk munguan as aktet e dhunës. Ndonëse me një pjesëmarrje të ulët, Berisha thotë se ai ishte vetëm hapi i parë i mosbindjes civile. Berisha i bën thirrje sërish kryeministrit Rama për qeveri teknike, ndërsa tha se bojkoti për zgjedhjet e ardhshme nuk është opsion.

“Ishte vetën aksioni i parë i mosbindjes civile. Opozita ka vetëm një javë në aksion, me kaq ti ke humbur parlamentin, institucionet e krimit u dogjën nga flaka e revoltës. Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, as të marrim push me forca, kërkojmë vetëm qeveri teknik për të garantuar zgjedhje të lira. Aty të shohim se kë votojnë shqiptarët. Kë ka frikë Rama, kur mendon se fiton pse nuk e krijon qeverinë teknike”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ‘mosbindja civile’ do të shtrihet edhe në qytete të tjera si Shkodra, Durrësi, e ndrësa tha se kanë 77 mënyra për ‘mosbindje civile’. Berisha nuk e pranoi dështimin, por tha se mosbindja civile do të vazhdojë me greva, ngujime e bllokime permanente rrugësh.

“Javët që vijnë mosbindja do të çmontojë narkoshtetin tënd. Mbrëmë ishte aksioni i parë, kemi ngujimi, greva, përpara, bllokime rrugësh, kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do të shkërmoqin narkoshtetin e Ramës. Se mos mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe përfundoi vetëm aty, së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën, Durrësin, Kukësin, mbarë Shqipërinë”, tha Rama.

I pyetur nëse do ketë protesta para SPAK, Berisha sulmoi prokurorët e posaçëm si vegla të Ramës, por nuk konfirmoi nëse do ketë protesta para institucioneve të drejtësisë.

"Kur do ketë protesta para SPAK? Berisha: SKAP-i është organizatë kriminale shumë e rrezikshme për demokracinë në Shqipëri, shtetin ligjor, Kushtetutën, por mendoj se SPAK është një vegël e verbër në duart e kreut të krimit të organizuar, Edi Rama. Është një seksion i Partisë së Krimit, qëllimi ynë mbetet në këtë objektiva, ndonëse kemi bërë të qartë se çfarë përfaqëson Skrap-i i partisë", tha Berisha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
'Asnjë minutë paqe', Berisha paralajmëroi mosbindje civile deri në ngujime e greva, Meta: Do të ketë mbështetjen tonë

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se do t’i jetë krah Sali Berishës pas thirrjeve të kreut të PD-së për vijimin e mosbindjes civile duke paralajmëruar ngujime e greva.

Meta theksoi se do t’i bashkohet çdo përpjekje për t’u rivendosur rendi kushtetues.

"Narkoshteti nuk do të ketë më asnjë minutë paqe dhe ai e kuptoi qartë se beteja e tij me qytetarët nuk do të fitohet kurrë duke helmuar popullin me gaz dhe as duke përdorur dhunën dhe provokimet e Narkopolicisë" tha Meta.

 Sali Berisha ka deklaruar se përpos përshkallëzimit të protestave do të kemi edhe ngujime, grreva, bllokime rrugësh, a do i bashkohet Meta?

"Ne I bashkohemi cdo përpjekje për tu rivendosur Rendi Kushtetues, I cili është përmbysur me kapjen totale të Shtetit dhe të gjithë Institucioneve të Pavarura nga Edi Rama. Neni 2 I Kushtetutës thotë qartë: Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë I përket popullit, kështu që cdo aksion që rivendos Nenin 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që është baza e gjithë Sistemit tonë Kushtetues edhe Demokratik do të ketë mbështetjen tonë më të madhe" tha kreu i Partisë së Lirisë sot në një prononcim për median nga selia e partisë një ditë pas protestës së 7 tetorit.

Ora 14:00
PD ankohet se Berishës i hoqën internetin në shtëpi

1728386630_saliberisha.jpg

Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile. Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre.

Sipas PD, kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës.

“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg, që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në reagimin e PD.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TemO: 08/10/2024 16:13

    Ky hajdut e vrasës po i thot BURGUT HAPE DERËN,POR NUK KA PREKUROR E GJYKATË..JAN TË TREDHUR,TMERRUAR PREJ TIRANIT TË VIÇIDOLIT I PRURË NGA PËRTEJ KUFIRIT ME POROSI PËR TË VJEDHUR, SHKATRRUAR E DHUNUAR DEMOKRACINË..! -Ky duhet VIZITUAR orgjent.Është PSIKO i 1970 i kuruar nga DR.YLVI VEHBIU. -SPAK GJKKO..VEPRO..DO TË GJYKOHENI PËR INIFERENCË NDAJ POPULLIT NGA 1916. -AMBASADËS AMERIKANE: NUK NA DUHET NËSE NON GRATA SHKON APOJO NË AMERIKË.MOS JA LINI POPULLIT SHQIPËTAR NË KURRIZ KËTË VAMPIR.

    Përgjigju
  • koli: 08/10/2024 15:59

    Vetëm gomerët që nuk e kuptojnë se çfar do të thotë familje NON GRATA mblidhen për të mbrojtur Sali krimin.

    Përgjigju
  • Populli: 08/10/2024 14:11

    Ha mu..... sali o sojsez o pler o vrases o kriminel o shushunje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës