Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Hungari ka arritur në 77.8% deri në orën 18:30, duke thyer rekorde historike.
Sipas të dhënave të fundit nga Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve, rreth 5.85 milionë qytetarë kanë hedhur votën deri në këtë orë.
Rekordi historik i vitit 2002 është tejkaluar që para mbylljes së votimit, ndërsa vetëm dy orë më herët pjesëmarrja kishte kaluar tashmë 74%.
Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2022 pjesëmarrja në të njëjtën orë ishte 67.8%, çka tregon një rritje të ndjeshme të mobilizimit të votuesve këtë vit.
Ndërkohë, janë raportuar edhe probleme që kanë ndikuar në pjesëmarrje. Në një rast, një tren nga Budapesti drejt Szeged-it pësoi defekt dhe u vonua për më shumë se një orë e gjysmë, duke bërë që disa qytetarë të mos arrijnë në kohë për të votuar.
Në disa zona të vendit janë regjistruar gjithashtu nivele shumë të larta pjesëmarrjeje. Në një qark me qendër në Sopron, pjesëmarrja kishte arritur rreth 80% që në orën 17:00, shumë më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Hungari/ Orban pranon disfatën dhe uron rivalin! Numërohen afro 85% e votave, Magyar udhëheq me 2/3 e vendeve në parlament









