Simboli i jetëgjatësisë, pjeshka e ka origjinën nga Kina vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet.
Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.
Pjeshka përmban fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.
Karotenoidet kryesore, të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.
Pse duhen konsumuar
Pjeshka e freskët është burimi më i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.
Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore), mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit. Nëse hani pjeshkë rregullisht, do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2. Pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitaminës E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës.
Së fundi, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë.
Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen. Këshillohet të hahet larg vakteve, pasi "përzierja" e qumështit dhe karbohidrateve mund ti shkaktojë parehati zorrëve.
Simbolika e pjeshkës
Në Kinë është konsideruar si fruti i imoralitetit dhe i pranverës. Në Japoni konsiderohet si mbrojtës kundër forcave të këqija. Çelja e pjeshkës simbolizon rinovim, rilindje, bukuri, rini, purifikim dhe besim në martesë. Në simbolizmin kristian pjeshka është fruti i shpëtimit, dhe për këtë arsye shpesh shfaqet në pikturat e Virgjëreshës me fëmijën.
Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)