Pjesmarrja e Ibrës në Sanremo, Capello: Po gabon, duhet të ketë respekt për tifozët dhe Milanin

Pjesmarrja e Ibrës në Sanremo, Capello: Po gabon, duhet të ketë respekt për tifozët dhe Milanin

Trajneri i njohur italian Fabio Capello ka kritikuar futbollistin e Milanit Zlatan Ibrahimovic për pjesmarrjen e tij në festivalin e Sanremos, që do të mbahet nga data 2-6 mars. Sipas Capello-s kjo nuk është serioze ndaj klubit, ndërsa shton dhe se është kontradiktore kur ke dëshirë të fitosh diçka, siç është rasti i Milanit me titullin.

“Po të isha unë, nuk do ta kisha lejuar atë të shkonte në Sanremo në këtë moment delikat. Ibrahimovic paguhet nga klubi dhe duhet të ketë respekt për klubin dhe tifozët. Ai nuk mund të udhëtojë Milanello-Sanremo.

Personalisht mendoj se Milani duhet ta kishte ndaluar këtë pjesëmarrje, me gjithë respektin për të. Ai donte të shkonte, por nëse je dikush që përcjell seriozitet dhe kë dëshirë për të fituar kjo është kontradiktore,”- u shpreh Kapelo.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027