Pjesmarrja në kupat europiane jetike edhe për Seria A/ Juventus sezonin e kaluar fitoi 77 milionë euro, e ndjek Interi! Reali mban rekordin

Me përjashtim të Premier League, klubet e çdo kampionati tjetër në Europë, i kanë jetike shpërblimet nga UEFA në lidhje me pjesmarrjen në kompeticionet e tyre. Në bilancin e fundit vjetor të zbuluar të UEFA-s për sezonin 2021-2022 klubet italiane kanë fituar afërsisht 218 milionë euro.

Pjesën më të madhe, për shkak edhe të kriterit historik e ka marrë Juventusi me 77.3 milionë euro. Më pas është Interi që ka përfituar 62.6 milionë euro. Të dy klubet në sezonin e kaluar të Champions League arritën të shkonin deri në fazën e 1/8, ose siç njihet ndryshe faza pas grupeve.

Pas Juventusit dhe Interit vjen Milani me 45.3 milionë euro, ndërsa Atalanta që u eliminua që në grupe së bashku me ‘djallin’ mori 33 milionë euro. Këto janë vetëm shpërblimet e UEFA-s dhe nuk llogaritet pjesa e përfitimeve nga biletat e shitura në ndeshjet në shtëpi.

Sakaq është zbuluar se katër klube morën më shumë se 100 milionë euro. Më së shumti kampionët e Real Madrid që arkëtuan mbi 133 milionë euro, finalistët e Liverpool 119 milionë euro, Bayern Munchen 109 milionë euro dhe Manchester City që u shpërblye me 108 milionë euro.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë