Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe ndër më të përfolurat. Pavarësisht se është shpërngulur në Amerikë, këtë verë Daffy po e kalon në Shqipëri dhe në Kosovë. Mirëpo kemi dëgjuar shumë herë se këngëtarja është pjesë e Iluminatit.

Në një intervistë për mediat kosovare Zeqiri ka sqaruar gjithçka. “Unë mendoj që ekzistojnë disa orgazinata si Illuminati, por ndërkohë mendoj qe është dhe shaka kur njërëzit shohin disa videoklipe dhe mendojnë që unë jam pjesë e Illuminatit, pa analizuar mirë se çfarë është Illuminati,”- është shprehur Dafina. Së fundmi këngëtarja ka deklaruar se do të sjellë një bashkëpunim me reperin Noizy.