Brunilda Haxhiu ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një shpopullim të thellë, duke e cilësuar atë si një “plan të qëllimshëm spastrimi etnik” nga qeveria. Ajo tha se emigracioni masiv i të rinjve dhe profesionistëve po zbraz vendin dhe po dëmton ekonominë dhe sistemin social.
Sipas saj, të dhënat e INSTAT, Eurostat dhe Bankës Botërore tregojnë rënie të popullsisë dhe largim të madh të të rinjve, ndërsa ajo kritikoi qeverinë për dështim në frenimin e këtij fenomeni.
Haxhiu prezantoi gjithashtu disa propozime të Partisë së Lirisë për të ndalur shpopullimin, duke përfshirë mbështetje për familjet e reja, rritje pagash dhe investime në ekonomi.
Deklarata e Brunilda Haxhiut
Shqipëria po shpopullohet si pasojë e një axhende te qarte spastrimi etnik nga kjo qeveri, e cila ka vendosur ta kthejë atdheun tonë në një tokë pa shqiptare, për ta pasur më të lehtë ta vjedhë, ta kontrollojë dhe ta sundojë.
Censi i fundit i INSTAT-it, sado i manipuluar, e nxori lakuriq të vërtetën: shqiptaret jane larguar masivisht. Te rinjte e kane gjetur endrren europiane duke shkuar vete ne Europe, sepse Edi Rama as qe eshte i interesuar ten a integroje. Rreth 1 milion shqiptarë janë debuar nga Shqiperia permes pamundesise per te jetuar gjate qeverisjes rilindase.
Eurostat konfirmon dramen e cdo familje shqiptare: 62% e atyre që ikin janë nën moshën 35 vjeç. Çdo vit, mesatarisht 42 mijë qytetare shqiptare mbyllin dyert , e barabartë kjo me zhdukjen e një bashkie të tërë çdo 12 muaj.
Po ikën truri dhe elita e këtij kombi! Raportet më të fundit të BERZH-it dëshmojnë se mbi 23% e personave me arsim të lartë kanë braktisur Shqipërinë, ndërsa vetëm 2% deri në 3% mendojnë të kthehen. Mjekët tanë po u sherbejne gjermaneve, inxhinierët tanë po ndërtojnë Europën, ndërsa spitalet tona po mbyllen dhe mosha mesatare ka kërcyer në 44.3 vjeç.
Shqipëria kryeson listën me nivelin më të lartë të emigracionit neto, duke mbajtur një shifër konstante prej -24.2 mijë në të dy vitet 2024-2025. Vendi po përballet me një hemorragji demografike të vazhdueshme që nuk po reflekton asnjë përmirësim, përkundrazi është përshpejtuar pas pandemisë.
Arsyet kryesore lidhen me kërkesën për paga më të larta dhe kushte më të mira jetese në vendet e Bashkimit Europian, veçanërisht nga shtresa e të rinjve dhe profesionistëve. Eurostat konfirmon se të rinjtë shqiptarë kanë të ardhurat më të ulëta në rajon, plot 52% më pak se në Serbi dhe 43% më pak se në Malin e Zi. Të dhënat e Bankës Botërore sugjerojnë se politikat e brendshme të kësaj qeverie për frenimin e këtij fenomeni kanë dështuar plotësisht dhe nuk po japin rezultatet e pritura.
Ky trend i lartë mbetet një sfidë kritike për tregun e punës dhe qëndrueshmërinë e skemave tona shoqërore e pensioneve.
Kembanat e alarmit per zbrazjen e Shqiperise nga popullsia shqiptare gjemojne fort. Rilindja ka mbyllur veshet dhe nuk do te degjoje.
Partia e Lirise ka ngritur zerin gjithmone per kete shqetesim te madh per ekzistencen e kombit shqiptar.
Cdo ore qe humbim, Shqiperia mpaket, te rinjte ikin, territoret shiten, historia tjetersohet. Plani I shpopullimit realizohet cdo dite.
Partia e Lirise ka nje program te qarte me 5 prioritete per 4 milion shqiptare per te ndalur shpopullimin. Ne do te perkrahim familjet e reja me mbeshtetje financiare, mundesi strehimi, do te rrisim pagat dhe pensionet, financojme arsimin ne 5% te PBB, mbeshtesim bujqesine dhe do te kthejme Shqiperine ne fuqi eksportuese.
Ndaj I bej thirrje cdo shqiptari bashkohuni sot per te shpetuar token tuaj, qe po ua marrin me paketa malesh e fushash, me fotovoltaike dhe me ndertime hotelesh, me marreveshje deti dhe oligarkesh, po shfrytezojne nentoken dhe marrin miliona euro, ndersa qytetaret nuk I lene asnje meter katror per nje tende se marrin gjobe , apo blegtoret nuk do te kullosin dot bagetite ne zhdukje pa marre leje ne bashki.
Të nderuar qytetarë, nëse keni edhe ju plan te largoheni, banda rilindase ate do, qe te grabise e qete token tuaj. Une ju bej thirrje te qëndrojmë këtu për të ndërtuar Shqipërinë e meritës dhe të shpresës!
Komente









