PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat

PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të  mos thënë të vërtetat

Erisa Xhixho

TIRANË - Partia e Lirisë thotë se do ta çojë në Strasburg arrestimin e Ilir Metës. Gjatë një takimi me strukturat në Skrapar, deputetja e PL Erisa Xhixho tha se Meta është në krahun e drejtë të historisë ndërsa ai u izolua që të mos thotë të vërtetat për çështjet kombëtare.

Duke iu referuar rastit "Xhaçka," Xhixho kritikon ashpër shumicën parlamentare për, siç thotë ajo, "grushtin kushtetues" ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mosrespektimin e këtyre vendimeve në favor të interesave politike.

Ajo përmend opinionin e Komisionit të Venecias, i cili nënvizon detyrimin e parlamenteve për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe refuzon justifikimet që lidhen me ndarjen e pushteteve për të shmangur këtë zbatim.

Sipas saj, mosrespektimi i këtyre vendimeve krijon precedentë të rrezikshëm që dëmtojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

'Opinioni i Komisionit të Venecias për rastin “Xhaçka” konfirmoi betejën e drejtë të opozitës për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Përpjekja për të mbajtur peng me arrogancën e shumicës parlamentare, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, është një puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

Si një prej firmëtareve të nismës për të çuar në Gjykatën Kushtetuese rastin “Xhaçka”, e kam konsideruar që në krye të herës një shembull flagrant të papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me konfliktin e interest, neni 70, pika 3 e Kushtetutës.

Opinioni i Komisionit të Venecias nënvizon se “parimi themelor i shtetit të së drejtës, është plotfuqishmëria e Kushtetutës dhe respektimi, nga të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore, i efektit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur ka një të tillë.

Në argumentimin e opinionit theksohet se “vetë qëllimi i ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, është të kufizojë shklejet e mundshme nga legjislativi ose aktorët e tjerë shtetërorë. Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve të GjK në kuadër të kompetencave që i jep Kushtetuta”.

Për këtë arsye, sipas Komisionit të Venecias, pyetjet e drejtuara nga Parlamenti shqiptar për këtë rast, “nuk mund të shihen si çështje të mandatit të lirë, pasi respektimi ose jo i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë çështje dëshire politike.

Në rastin konkret për të cilin u paraqit kjo kërkesë, Gjykata kishte dhënë dy vendime, dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”.

Pra, Komisioni i Venecias ka thënë të njëjtën gjë që ka thënë Gjykata Kushtetuese, që nuk mund të ngrihet pavarësia apo liria e votës kur bëhet fjalë për vendimet e GJK. Nuk mund të konsiderohet si detyrim i një mënyre të caktuar votimi, por si një përmbushje e përgjegjësisë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Pra, sipas Komisionit të Venecias, Kuvendi është i detyruar të zbatojë dhe të votojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve të GjK në kuadër të kompetencave që i jep Kushtetuta.

Ndaj mosdorëzimi te drejtësia i deputetes Xhaçka, për të vendosur gjykata nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë, tregon se praktikisht shteti i së drejtës, reforma në drejtësi, kontrolli dhe balanca e pushteteve kanë rënë.

Edhe pse maxhoranca u zotua se do të zbatonte menjëherë opinionin e Komisionit të Venecias, dje në seancë tregoi sërish për turpin e saj që ajo nuk njeh as Kushtetutë, as Gjykatë Kushtetuese e as shtet të së drejtës.

Por pse ndodh kjo, pyesin qytetarët?

Përgjigjja është e qartë. Pas vendimmarrjes në favor të zonjës Xhaçka qëndron vetë kryeministri Rama.

Kjo vendimarrje e kësaj maxhorance krijon një precedent të rrezikshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për raportin Kuvend-Gjyqësor.

Ajo po na vërteton sot se, për të mbrojtur një grusht njerëzish që përfitojnë nga pasuritë e vendit, nuk e ka për gjë të shkelë me të dyja këmbët Kushtetutën dhe çdo normë ligjore.

Ndaj kjo qeveri mbetet një kërcënim real për funksionimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe respektimin e vendimeve të gjykatave duke u dhënë mesazh të qartë qytetarëve që, kur nuk më pëlqen një vendim gjykate, unë as e konsideroj. Kjo sjellje e papranueshme, antishtet, është prova e qartë se ky regjim duhet rrëzuar një orë e më parë me forcën e qytetarëve të lirë e të ndershëm që nuk pranojnë të vazhdojnë të sundohen nga 5% e oligarkëve që vjedhin çdo pronë publike të këtij vendi duke varfëruar në skamje 95% të qytetarëve.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Leganes e mposht 0-1! Kreu në rrezik

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Leganes e mposht 0-1! Kreu në rrezik