Meta sulmon drejtësinë: Bën goditje me regji, Kuvendi i rrëmbyer nga qeveria! Për zgjedhjet e 2025 duhet kryeministër me mbështetje brenda e jashtë politikës

Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar. Në fjalën e tij kreu i PL Ilir Meta ka komentuar situatën aktuale politike, duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisë.

Meta shprehet se llogaridhënia është asgjësuar ndërsa ka akuzuar qeverinë që sipas tij ka kufizuar me ligje të posaçme e përjashtime veprimtarinë e përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës.

"Shqipëria sot është një narkoshtet, ku: Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet; Ku sistemi i kontrollit dhe balancave nuk ekziston për shkak të kapjes së shtetit; Kuvendi siç e shikoni është rrëmbyer nga Qeveria dhe veprimtaria politike e përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës në Kuvend dhe pushtet vendor është kufizuar me ligje të posaçme dhe përjashtime; Ku Opozita “emërohet” me vendime gjykatash dhe drejtuesit e saj realë arrestohen, izolohen, kërcënohen dhe shantazhohen;"

Sulme Meta adresoi edhe në drejtim të drejtësisë njësoj si "aleati" i tij Sali Berisha që tashmë ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

"Ku drejtësia është kapur në mënyrë mafioze dhe funksionon me regji duke bërë goditje selektive sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit dhe në shërbim të agjendave elektorale të tij”, tha Meta.

Në kushtet kur Sali Berisha ka një të ardhme më të lidhur me drejtësinë se politikën, Ilir Meta shprehet i hapur për të mbështetur një kandidat për kryeministër për garën elektorale të 2025, që vjen nga brenda dhe jashtë politikës.

“Partia e Lirisë është e angazhuar të përfaqësojë të papërfaqësuarin, të kthejë besimin tek i zhgënjyeri, angazhimin tek indiferenti, optimizmin dhe shpresën tek të rinjtë. Partia e Lirisë ka gatishmërinë dhe vendosmërinë për të kontribuar me luajalitet dhe përkushtim në krijimin e një konsensusi të gjerë për të forcuar përfaqësimin e qytetarëve dhe forcimin e opozitarizmit.

Partia e Lirisë është e gatshme të kontribuojë në konsolidimin e gjithë forcave opozitare, në një organizim konsensual dhe solid, për të përgatitur dhe paraqitur përpara shqiptarëve ofertën politike që do t’u ktheje atyre sovranitetin e zgjedhjes, do t’u kthejë qeverisjen e përkujdesur e llogaridhënëse, të kthejë të larguarit dhe të shpejtojë integrimin në Europë, duke fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia e Lirisë është e vendosur, që në funksion të këtij qëllimi të mirëpresë çdo kontribut nga brenda dhe jashtë politikës që do t’i shërbejë një kosensusi, pjesëmarrje e perfaqësimi sa më të gjerë të forcave opozitare, duke filluar që nga votuesi i thjeshtë dhe deri në nivelin më të lartë të drejtimit të opozitës,  nëpërmjet zgjedhjes së një kandidati për Kryeministër, që do të gëzonte një mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore.”

Para përfaqësuesve më të rëndësishëm të partisë që drejton, Meta artikuloi se politika nuk duhet tu shërbejë liderëve por qytetarëve por edhe që vendi të qëndrojë me dinjitet krah aleatëve.

"Politika ekziston jo për t’u shërbyer lidereve apo interesave të tyre por si shërbim për qytetarët, si mundësi për t’i bërë ata më të mirëqenë, për ta bërë vendin të qëndrojë me dinjitet krah fqinjëve, partnerëve dhe aleatëve."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Meta merr ‘përforcime’: Lefter Maliqi i bashkohet Kryesisë së PL-së

Ish-kandidati për kryetar të bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi, i cili garoi për këtë bashki nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i është bashkuar Partisë së Lirisë.

Ishte vetë kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, i cili gjatë mbledhjes Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, propozoi anëtarësimin e Maliqit në Kryesinë e e kësaj partie.

Sipas Metës, anëtarësimi i Maliqit në PL është një përforcim i veprimtarisë së kësaj partie për të arritur të objektivat politikë.

“Më lejoni të bëj një propozim për të shtuar energjitë e Kryesisë së Partisë së Lirisë.

Edhe pse nuk është në rendin e ditës, kisha idenë që Lefter Maliqin, si një tribun i vërtetë popullor, ta bënim pjesë në Kryesinë e Partisë së Lirisë, pasi ai jo vetëm e ka fituar bashkinë e Kuçovës, por me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës.

Jeni dakord? Po! E dija unë që nuk do të kishte asnjë kundërshtim”,- tha Meta.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 02/02/2024 00:01

    Nje gomar me shume tek PL. Urime!

    Përgjigju
  • Haha: 01/02/2024 23:20

    Shkoi m… te kaka!

    Përgjigju
  • Arberi: 01/02/2024 21:58

    Populli e njeh Lefteri si nje njeri karrjerist e shpifes profesionist.Eshte e vertete se i duhet partise Lirise,ose mamire me thane Partise Ilir Metes.Nje moster jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja