Plagoset 13-vjeçari në Peqin, policia fsheh ngjarjen, denoncimi: Shoferi ka lidhje me shefin e rendit

Plagoset 13-vjeçari në Peqin, policia fsheh ngjarjen, denoncimi: Shoferi ka lidhje me shefin e rendit

PEQIN-Një 13-vjeçar është plagosur si pasojë e përplasjes me një furgon dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën. Policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen duke mos e bërë publike për mediat.

Gazetari i Report Tv në Elbasan Aldo Kozarja raporton se policia ka referuar materialet në prokurori duke theksuar se 13-vjeçari me inicialet S.T. nga fshati Gjocaj në momentin që po kalonte trotuarin është penguar dhe në momentin që është rrëzuar është përplasur me një furgon që ishte i ndaluar.

Furgoni me targa 164 TR i përket Jani Canjas 51-vjeç nga Peqini me precedent penal, pasi disa kohë më parë ka aksidentuar një person për vdekje.

Fëmija pësoi disa dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, ndërsa shoferi, po sipas asaj që policia ka referuar në prokurori bëri testin e alkoolit dhe rezultoi negativ dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Por në redaksinë e Shqiptarja.com ka ardhur një denoncim duke sjellë një tjetër version të ngjarjes. Sipas denoncimit, policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për mediat sepse shoferi ka lidhje me shefin e rendit. Tashmë i mbetet prokurorisë për të zbardhur ngjarjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I drejti po ca: 01/08/2019 20:37

    Faj ka shoferi kur fugioni esht I ndaluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj