
17-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri shokun e tij, Arbër Ndreu 11 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e tij.
“Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë. Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.
Lajmi kryesor:
Prag tragjedie në Pukë, 17-vjeçari plagos me armë një 11 vjeçar, objektiv kishte kushëririn e tij! I mituri me urgjencë drejt Tiranës! Policia në kërkim të autorit










