Një konflikt i ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Trebisht të Bulqizës mes dy të dehurve shtetasi  A.K, 44 vjeç la të plagosur me mjete të mprehta personin me inicialet N.O, 27 vjeç.
 Ai u transportua menjëherë në spitalin e Peshkopisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Flitet që në konflikt janë përfshirë edhe dy persona të tjerë por pa pësuar dëmtime.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit 44 vjeçar.

 

Raporti i Policisë

Bulqizë
Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri me një person tjetër. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10 në zonën administrative Trebisht të Bulqizës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se :
Shtetasi A.K,  44 vjeç, së bashku me shtetasin N.O, rreth 27 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri tjetrin në qendër të njësisë Trebisht, ku shtetasi A.K, ka plagosur me mjete prerëse shtetasin N.O,  i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.
Në sherrin e ndodhur janë përfshirë edhe dy persona të tjerë të cilët nuk janë dëmtuar.

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen autorin të kësaj ngjarje shtetasin A.K.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur.

e.gj/Shqiptarja.com