Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan
/Shqiptarja.com
Sipas informacioneve të para mësohet se shkak për këtë ngjarje është bërë parakalimi i gabuar i makinës, ndërsa janë plagosur lehtë personat e tjerë që ishin brenda makinës.
Identiteti i të plagosurve nuk bëhet akoma i ditur. Polcia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili tentoi të parakalonte në mënyrë të gabuar.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com











