Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim 6 të tjerë, të dyshuar si autorët e plagosjes së dy të rinjve në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur me 4 tetor, ku lagjen "Haxhias", Elbasan në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta dy vëllezërit Erand Bekteshi, 24 vjeç dhe Enkis Bekteshi, 22 vjeç.
Policia arrestoi 23 vjeçarin me iniciale M.M., i cili në bashkëpunim me 6 persona të tjerë theu xhamat e makinës dhe plagosi dy vëllezërit.
Njoftimi i policisë:
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy shtetas.
Policia arreston një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen "Haxhias", Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente










Ju o idjot qe drejtoni a doni te vendosni REND, QETESI,DHE SIGURI ABSOLUTE ne qytetin e Elbasanit..... Vendosni drejtor MOND KOSENIN se po lini nam me pa aftesine tuaj qesharake qe po beheni gazi i botes. Nuk ju le hunda e madhe te shikoni ose jeni te inkriminuar.
Përgjigju