TIRANE - Dy persona janë plagosur me armë zjarri mesditen e sotme në Vorë të Tiranës. Mësohet se të plagosurit janë shtetasit Gerald Ciku dhe Emanuel Ziri dhe sipas policisë njëri prej tyre është person me precendentë të tjerë kriminal.
Sipas të dhënave të gazetarit të A1 Report Arsen Rusta ngjarja ka ndodhur pranë një servisi automjetesh pas një zënke të çastit.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitali Ushtarak të Tiranës, nga ku mësohet se gjendja shëndetësore e njërit prej të plagosurve është relativisht e rëndë dhe ai ndodhet ende në reanimacion.
Është identifikuar autori i plagosjes së dy personave dhe ai është Osli Karagjozi, i cili mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip Touareg , ngjyrë të zezë me targa maqedonase.
Policia e kryeqytetit e cila ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar se plagosja është kryer me armë zjarri të tipit pistoletë dhe është qëlluar 4 herë. Policia ka shpallur Karagjozin në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.
Olsi Karagjozi nuk është person i panjohur për policinë pasi ai është arrestuar edhe herë të tjera më parë. Karagjozi është arrestuar edhe në 18 dhjetor të 2012 pasi plagosi me armë zjarri Alfred Guçen, pronarin e një lokali në rrugën “Pandi Dardha” në Kryeqytet. Ai njihet me pseudonimin si “Osli i Qamiles”

(Foto nga vendi i ngjarjes)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com