Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është plagosur ditën e djeshme pasi ka hyrë në kantierin e rikonstruksionit të shkollës së mesme profesionale "Bajram Curri" që është ngjitur me godinën e shkollës ku i mituri zhvillon mësim. 11-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës, i cili për momentin ndodhet në gjendje stabël.

Shkak për plagosjen e tij është bërë hedhja e inerteve nga lartësia. Për këtë ngjarje është vënë nën hetim 26-vjeçari K. K., punonjës i firmës që po kryen punimet e rikonstruksionit të kësaj godine. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”. Gjithashtu nën hetim është vënë dhe drejtuesi teknik i firmës Alfred Depa i akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

11-vjeçari është futur në kantierin e ndërtimit gjatë orarit të pushimit në shkollë. Siç shihet dhe nga pamjet, kantierin e ndërtimit dhe shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” e ndan vetëm një rrjetë lehtësisht e kalueshme. Sipërmarrësi i punimeve për rikonstruksionin e shkollës së mesme profesionale “Bajram Curri” është firma “INA” sh.p.k., në pronësi të Ferdinand Çaushit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa policia reagon sot pas publikimit të lajmit në media.

1771318187_plagosetnxenesikukes.jpg

Vendi ku 11-vjeçari ka kaluar dhe është futur brenda në kantier

“DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:

-K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.

-A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.