BORAS/SUEDI - Një fëmijë shqiptar vetëm 12 vjeç është plagosur tre herë me armë në Suedi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të gjetur autorin e kësaj ngjarjeje.
Siç raportojnë mediat suedeze ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta të mbrëmjes së datës 31 dhjetor 2013, kur një person rreth 180 centimetra ka qëlluar ndaj të miturit.
Ngjarja e rëndë është shënuar në Boras të Suedisë në prag të Vitit të Ri. 12-vjeçari është plagosur me tre plumba në trup dhe përveç kësaj, atij i është ngulur thika në qafë.
Policia suedeze nuk ka dhënë detaje në lidhje me emrin e të lënduarit. Siç bën të ditur portali aftonbladet.se, djali i plagosuri është i një familjeje nga Kosova.
Sipas tyre, policia ka marrë në pyetje babain e djalit, por ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë detaj të rëndësishëm.
Mediat suedeze shkruajnë se policia është vënë në kërkim të një personi 20-25 vjeç. Pas krimit, ai është parë duke u larguar me shpejtësi nga autobusi i shkollës në Boda.
I dyshuari është 180 cm i gjatë, ka flokë të shkurtër dhe mban mjekër. Sipas dëshmive ishte i veshur me të zeza dhe një jelek reflektues.
Mediat suedeze shkruajnë se: “Armiqësia brutale dhe e zgjatur mes dy familjeve shqiptare mund të jetë pas tentativës për vrasje të djalit 12-vjeçar, në Boras të Suedisë pak ditë më parë. Babai i djalit dhe xhaxhai janë në burg për vrasjen e dy vëllezërve. Për shkak të një hakmarrjeje mbi dy vëllezërit, nga ana tjetër, është vrarë gjyshi i 12-vjeçarit, rreth pesë vjet më parë”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com