Plagoset me armë gjahu 39-vjeçarja në Vlorë, përfundon e plagosur në spital (VIDEO)

Një 39-vjeçare është dërguar e plagosur me armë gjahu në spitalin e Vlorës. Policia thotë se shtetasja M.N banues në fshatin Bunavi, Vlorë, është dërguar në spital dhe ka dëmtime në dorë, të cilat dyshohet se janë shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale. 39-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

‘Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N.,  39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi,  Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale. Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?