I zënë pritë në rrugë dhe e qëllojnë me armë zjarri, plagoset 23-vjeçari në Theth

Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Theth. Policia njofton se në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Paulin Harusha. I riu dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në rrugën e Ndërlysës, persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri automatik. Ai fatmirësisht u ka shpëtuar plumbave dhe ka marrë vetëm një gërvishtje të lehtë. Ai ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që i kanë zënë pritë. I riu Paulin Harusha nuk rezulton se ka pasur precedent të mëparshëm kriminal.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)