LEZHË- Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë tregut tek Ura e Cenit në Lezhë.  I plagosuri është Saimir Nikolla banues në Ishull Lezhë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. I plagosuri është qëlluar me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth 700 metra larg drejtorisë së policisë në momentin kur po prezantohej drejtori i ri i policisë vendore të Lezhes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit për gërvishtjen e makinës, por nuk përjashtohet mundësia të ketë pati ndonjë konflikt të meparshëm mes autorit dhe të plagosurit.

Ndërkohë policia raporton se për kapjen e autorëve janë ngritur pika kontrolli dhe po hetohet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.