Shkoder-Policia
MALËSI E MADHE, 30 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/-  Një punonjë i policisë pranë Komisariatit Malësi e Madhe, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme nga persona akoma të paidentifikuar.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se ngjarja në fjalë ka ndodhur në vendin e quajtur 'Tek shinat e trenit'', Fshati Hot Malësi e Madhe, ku është plagosur me armë zjarri në krahun e djathtë, punonjësi i policisë, Kastriot Preçi,  vjec 50, banues në Fshatin Grudë Fushë, Malësi e  Madhe.
Sipas njoftimit në fjalë, Preçi, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, në momentet e plagosjes, ishte me shërbim së bashku me kolegë të tjerë, duke verifikuar një informacion për autorë vjedhjesh, ku nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbime të shumta të DPQ Shkodër, nën drejtimin e Drejorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Shaban Nexhi, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorve të kësaj ngjarje./a.g/