Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve, ku për pasojë njëri prej tyre ka qëlluar me thikë Armando Trimin 24-vjeç, në lagjen 17 të qytetit të Korçës.
Ai është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar dy autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
KORCE (2).jpg" style="height:585px; width:780px" />