Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen "Kongresi", në afërsi të qendrës së qytetit, ku 25-vjeçari, ende i paidentifikuar, u godit disa herë me thikë nga një 24-vjeçari Marsel Jevgu. Pas ngjarjes, ky i fundit u përpoq të largohej, por u arrestua nga policia.
25-vjeçari ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa është dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetime.