Korçë/ Plagoset me thikë 29-vjeçari, shtrohet në reanimacion! Në kërkim 2 autorë të dyshuar! Policia mbledh pamjet filmike nga kamerat e sigurisë (EMRI)

KORÇË – Një 29-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e kësaj të premteje (7 shkurt 2025) tek Liceu. 

Policia njofton se i riu i identifikuar si Kostika Ruko është paraqitur në spital rreth orës 17:10 dhe dyshohet se është qëlluar me thikë nga 2 persona ende të paidentifikuar.

I plagosuri ndodhet në repartin e reanimacionit në spitalin e Korçës me dëmtime nga thika më bark edhe në krahë. 

Në deklarimin e parë ka qenë i vetëdijshëm në momentet që ka mbërritur në spital, ndërsa sipas informacioneve grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit/ve.

K.M/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tjetër aleat i Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës, Zef Shtjefni: Në listën e kandidatëve futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë! Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit

Tjetër aleat i Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës, Zef Shtjefni: Në listën e kandidatëve futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë! Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit