Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e Pedonales.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti. 39-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.