Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, në rrugën 'Teodor Keko'.
Policia raporton se është goditur me mjete prerëse i riu me iniciale G.H, 30 vjeç.
I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po punon për të identifikuar autorët.
“Më datë 09.02.2021, në rrugën “Teodor Keko”, nga persona ende të paidentifikuar është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia e Tiranës.
Komento