Sherr dy herë brenda ditës në Sarandë/ Arresohet i riu, del nga spitali dhe përplas makinën e 59-vjeçarit, e qëllon edhe me gurë

Sherr dy herë brenda ditës në Sarandë/ Arresohet i riu, del nga spitali dhe përplas makinën e 59-vjeçarit, e qëllon edhe me gurë

Spitali i Sarandës

Erlind Rumani, 38 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pas konfliktit që pati 2 herë brenda ditës këtë të diel. Në mëngjes, 38-vjeçari i identifikuar si Erlind Rumani u konfliktua fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. B, për të cilin çështja është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë oër hetime të mëtejshme.

Rumani shkoi në spitalin e Sarandës për të marrë trajtim mjekësor pasi kishte plagë në qafë. Ai dyshohet se u godit me thikë ose kaçavidë. Pasi doli nga spitali, rreth mesditës, vuri re 59-vjeçarin E. R., në afërsi të portit të vjetër.

Me automjetin tip “Citroen” i ka përplasur automjetin tip "Toyota" shtetasit R. B. dhe më pas e ka qëlluar me gurë duke i thyer xhamin e automjetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Arrestohet i riu në Sarandë! Doli nga spitali dhe i përplasi makinën 59-vjeçarit, e qëlloi edhe me gurë

Policia ka arrestuar 38-vjeçarin Erlind Rumanin ndërsa për 59-vjeçarin R.B, për të cilin çështja ka shkuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme. Ata u përfshinë në sherr dy herë brenda ditës këtë të diel. Rumani akuzohet për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vetëgjyqësia".

Ora 14:52
U plagos me thikë, 38-vjeçari në Sarandë përfshihet sërish në sherr pasi doli nga spitali

Erlind Rumani, i cili mbeti i plagosur gjatë orëve të para të mëngjesit, të ditës së sotme, është përfshorë sërish në një konflikt.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë në lagjen nr.4. ku 3 shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke u përplasur edhe me automjete. Siç mësohet janë goditur automjetet “Citroen” me targa AA631ZY me automjetin “Toyota” me targe AZI 9208.

Në një nga automjetet ndodhej Erlind Rumani, 38-vjeç, i cili sot rreth orës 02.30 u paraqit në spital i plagosur me thike në qafë. Pas daljes nga spitali mesa duket është përballur sërish në rrugë me agresorin dhe janë goditur me automjete dhe më pas edhe fizikisht me njëri-tjetrin. Policia ka shoqëruar deri tani 3 shtetas në Komisariat.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës