Plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë, arrestohet pas 2 muaj në arrati Edison Elezaj, djali i pronarit të ‘Lajthizës’

Plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë, arrestohet pas 2 muaj në arrati Edison Elezaj, djali i pronarit të ‘Lajthizës’

Edison Elezaj

TIRANË- Pas rreth 2 muajsh në arrati, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’, është arrestuar nga forcat Operacionale. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur tre persona në një festë më 28 korrik.

Djali i biznesmenit Hajri Elezaj ishte në një festë të një prej restoranteve më luksoze “Savoy Garden” në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë. Gjatë festës, Edison Elezaj ka plagosur me armë 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllanë e saj, si edhe vëllanë e tyre të vogël.

Pas plagosjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka rënë në pranga vetëm ditën e sotme, 25 shtator 2024. Ndaj tij rëndon akuza plagosje e rëndë me dashje.

Ndërkohë, për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën për të penguar zbulimin e së vërtetës. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas të shtënave, Arjan Dushaj, 38 vjeç, dhe Dardan Zalli, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Festa zhvillohej në “Savoy Garden” një nga restorantet me luks në Tiranë, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP. Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi nga Elira Ndreaj me 51% të aksioneve dhe nga Ermir Ndreaj me 41% të aksioneve.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 26/09/2024 08:25

    Ate 8% e mbetur po e mar vete

    Përgjigju
  • E verteta: 26/09/2024 01:18

    Do e nxjerrin shpejt dhe do presim te degjojme bemen e rradhes nga ky qe nuk di te gezoje pasurine, por kthehet ne idenditet. Drejtesia skandaloze nxit dhe promovon krimin

    Përgjigju
  • Disiplina: 25/09/2024 23:28

    Mesa duket nje tre vjet disipline deri pese i meriton , vetem keshtu disiplinohen! Ama mendoj qe brezi ti duhet te bene sherbimin ushtarakk me detyrim 6 muaj

    Përgjigju
  • Turi: 25/09/2024 22:56

    Do ta nxjerin se arma ishte e rreme si ndodh zakonisht te ky vend

    Përgjigju
  • Tirona: 25/09/2024 22:00

    Te shohim sa burg do bej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë