TIRANË- Pas rreth 2 muajsh në arrati, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’, është arrestuar nga forcat Operacionale. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur tre persona në një festë më 28 korrik.
Djali i biznesmenit Hajri Elezaj ishte në një festë të një prej restoranteve më luksoze “Savoy Garden” në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë. Gjatë festës, Edison Elezaj ka plagosur me armë 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllanë e saj, si edhe vëllanë e tyre të vogël.
Pas plagosjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka rënë në pranga vetëm ditën e sotme, 25 shtator 2024. Ndaj tij rëndon akuza plagosje e rëndë me dashje.
Ndërkohë, për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën për të penguar zbulimin e së vërtetës. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas të shtënave, Arjan Dushaj, 38 vjeç, dhe Dardan Zalli, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Festa zhvillohej në “Savoy Garden” një nga restorantet me luks në Tiranë, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP. Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi nga Elira Ndreaj me 51% të aksioneve dhe nga Ermir Ndreaj me 41% të aksioneve.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
Ate 8% e mbetur po e mar vete
PërgjigjuDo e nxjerrin shpejt dhe do presim te degjojme bemen e rradhes nga ky qe nuk di te gezoje pasurine, por kthehet ne idenditet. Drejtesia skandaloze nxit dhe promovon krimin
PërgjigjuMesa duket nje tre vjet disipline deri pese i meriton , vetem keshtu disiplinohen! Ama mendoj qe brezi ti duhet te bene sherbimin ushtarakk me detyrim 6 muaj
PërgjigjuDo ta nxjerin se arma ishte e rreme si ndodh zakonisht te ky vend
PërgjigjuTe shohim sa burg do bej
Përgjigju