Plagosi inxhinierin e ERE se pati lidhje intime, 'arrest me burg' efektivit! Goxhara shfaq pendesë, do i bëhet ekspertizë për gjëndjen psiqike! Ja kush negocioi për tu vetëdorëzuar (VIDEO)

Tirane- Lihet në fuqi masa e sigurisë 'arrest me burg' për efektivin e policisë Erjon Goxhara cili më 19 gusht plagosi inxhinierin e ERE-së, Lorenc Kosta pasi bashkëshortja e tij kishte pasur një flirt me të. 

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, 45 vjeçari ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasi Lorenc Kosta, ndërsa sa i takon dëshmisë ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Goxhara u mbrojt nga dy avokatë të cilët kërkuan masë më të butë sigurie, nisur dhe nga gjëndja e rënduar psikologjike në të cilën ndodhet klienti i tyre dhe fëmijët e tij. por nuk u pranua nga Gjykata. Kjo e fundit pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

Ndërsa prokuroria kërkoi arrest me burg. 

Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën akuza do të jetë e tillë deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo.  Edhe pse efektivi ka pranuar se e ka qëlluar me armën e shërbimit do të verifikohen pamjet e sigurisë, si dhe do i bëhet ekspertizë gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe armës së shërbimit për të parë nëse kanë dalë nga kjo armë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 19 gusht 2024 tek “Komuna e Parisit” në Tiranë. Efektivi u vetëdorëzua 2 ditë pas krimit, pas komunikimeve që pati me familjarët, ndërkohë avokatët kanë bërë me dije se një ndihmesë të madhe për të bindur efektivin të vetëdorëzohej ka dhënë dhe drejtori i policisë së Tiranës,Tonin Vocaj.

"Ai ka komunikuar shumë shpesh me të, bëjnë me dije avokatët. Vocaj e ka ndihmuar shumë pasi efektivi pasi qëlloi inxhinerin e ERE-së, në momentet e para ka dashur të merrte dhe një akt ekstrem ndaj vetes së tij' mëson gazetarja Keti Banushi.

Në dëshminë e bashkëshortes të cilën Report Tv e siguron, ajo thotë se ka krijuar afrimitet me Lorenc Kostën, një vit pasi kishte filluar punë te ERE. Ai krijoi pëlqim për të dhe në një moment dobësie, gruaja deklaron se ka patur një raport intim me të, e pas këtij momenti i ka vendosur barrierë për të komunikuar vetëm për punë. 

Polici 45-vjeçar u vetëdorëzua pas rreth 48 orëve ku tregoi se kishte qëndruar i fshehur në zonën e Dajtit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rroku: 23/08/2024 16:05

    Ngjarje e rëndë ,nënë e dy fëmije shkërdhehet me dashnorin por kur nuk e do përse nuk divorcohesh moj baxhellë....për këta plera që e fajësojnë policin ju shkruheshin gratë e tyre...

    Përgjigju
  • KANUNI: 23/08/2024 11:36

    Rri ne burg si legen dhe ing prape me gruan. Ti kishe vra te dy dhe ishe me nder kudo qofsh....

    Përgjigju
    • Jari: 23/08/2024 19:21

      Edhe gjithashtu mos u riprodho

    • Partia: 23/08/2024 12:18

      Te lutem mos voto o idiot, akoma vrasje do kafsha.

  • Avokati: 23/08/2024 11:05

    Po armëmbajtje ska ky tipi ??? Ose ka dhe armëmbajtje pa leje ose shpërdorim armatkmi për shkak të detyrës, gjithashtu pas deklarimeve të gruas duhet ti fillojë hetim pasuror

    Përgjigju
    • Pali: 23/08/2024 12:35

      Ahahaha u hodhën patronazhistët në mbrojtje të polocit hajdut dhe qe ja dredh gruaja. Ju jeni të gjitjë si ky, prandaj e mbroni sepse gratë i lëshoni me shefat për dy pare

    • Avokati shk.UFO: 23/08/2024 12:02

      JO PO ME LEJE PA ARM.... PA ARM POR ME LEJE....

    • Po raku po: 23/08/2024 11:48

      SE KA SHPIN NË RROLLING HILLS POR NË ZONË RURALE.....

    • tanguli: 23/08/2024 11:47

      Ta mbeshtes per hetimin pasuror dhe armen dhe shperdorimin e municionit. Eshte polic ndaj leshon helm nga goja ti po ishalla ta kthe reston gruja jote njesoj e te shikojm si do e zgjidhesh!! apo do i thuash hypsit " ikkkk ore qelbanik """ hahahahaha amator

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb