Plagosi inxhinierin e ERE në Tiranë, efektivi takoi djalin pas ngjarjes: Më mirë vras veten se të kalbem në burg! Dëshmia e të birit: U iku dy policëve civilë

Plagosi inxhinierin e ERE në Tiranë, efektivi takoi djalin pas ngjarjes: Më mirë vras veten se të kalbem në burg! Dëshmia e të birit: U iku dy policëve civilë

Efektivi Erjon Goxhara dhe i plagosuri Lorenc Kosta

1724138370_erjongoxharalorenckosta.jpg

Efektivi Erjon Goxhara dhe i plagosuri Lorenc Kosta

Efektivi Erjon Goxhara, pasi plagosi punonjësin e ERE në Tiranë, ka takuar të birin. Më 19 gusht polici lëshoi 6 plumba në drejtim të Lorenc Kostës, më pas ka shkuar në banesë, ka marrë një çantë dhe është larguar. Dëshmia e të birit ka zbardhur lëvizjet e Erjon Goxharës, i cili ka arritur që në zonën e Thesarit të Shtetit në Dajt, t’i largohet dy policëve civilë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, djali ka thënë se rreth orës 14:35 të 19 gushtit, pra pak pas plagosjes, ka marrë një telefonatë nga i ati, i cili i ka treguar se ka plagosur Lorenc Kostën. Të birit i ka kërkuar që të takohen te rrethi i Shkozës. Aty efektivi Goxhara ka mbërritur në këmbë, kanë marrë një taksi dhe janë nisur për në zonën e Freskut.

Sipas dëshmisë së djalit, sapo kanë mbërritur në zonën e Thesarit të Shtetit, kanë zbritur nga taksia dhe efektivi i ka thënë të birit ta ndiqte. Por në këtë moment, janë afruar dy punonjës policie civilë, të cilët ia kanë thirrur në emër efektivit Goxhara, por ky i fundit sipas dëshmisë së djalit, është larguar me vrap nëpër pallate duke thënë “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.

“Rreth orës 14:35 më ka marrë në telefon babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Pas kësaj telefonate më ka marrë sërish dhe më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi do të shkonim në zonën e Freskut. Unë kam dalë në vendin ku më tha ta prisja. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozës në këmbë, ne kemi marrë një taksi dhe jemi nisur për në zonën e Freskut.

Sapo kemi mbërritur te zona e Thesarit të Shtetit, kemi zbritur të dy nga taksia dhe shoferit të taksisë i tha të priste kurse mua më tha që ta ndiqja. Menjëherë në këtë moment sapo kemi zbritur na janë afruar 2 punonjës policie të veshur civil të cilët e kanë thirrur në emër babain tim dhe ai sapo i pa u largua me vrap mes pallateve duke u thënë këtyre personave që më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”, ka dëshmuar djali. 

Pikërisht kjo lëvizje me të birin drejt Dajtit, ka bërë që policia t’i përqendrojë kërkimet rreth kësaj zone. Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, vijon ende të jetë në arrati pavarësisht negociatave me kolegë e familjarë, përfshirë edhe një bisedë me thirrje për vetëdorëzim të kryepolicit të Tiranës, Tonin Vocaj. 


Lajmi kryesor:

Para se të plagoste inxhinierin e ERE në Tiranë, efektivi takoi gruan e nipin! Debate e tensione, bashkëshortja pranoi tradhtinë: Ndodhi vetëm një herë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar