TIRANE- Vetëdorëzohet në polici rreth 24 orë pas krimit autori i plagosjes së kreut të komunës të Baldushkut. 32 vjecari Altin Shabani, ish-punonjës i policisë ka vendosur të vetëdorëzohet pas negociatave që janë zhvilluar mes uniformave blu dhe të afërmve të tij.

Ish-polici është autor i plagosjes së kreut të komunës Baldushk në Tiranë, Ilmi Fadil Allmuça. Sipas policisë plagosja ndodhi rreth orës 20: 30 minuta të mbrëmjes së të dielës në Mumajes të Komunës Baldushk. 46 vjeçar banus në Tiranë, me detyrë Kryetar i Komunes Baldushk është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq shërbimet, u formua grupi i posaçëm hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje. Grupi hetimor i përbërë nga e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë dhe Oficerë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, pasi administruan provat në vendin e ngjarjes, nisën menjëherë hetimet, ndërsa pritet marrja në pyetje e autorit të krimit për të zbardhur motivin e plagosjes.
(jd/shqiptarja.com)