Uniformat blu të Tiranës kanë vënë në pranga një 33-vjeçar i cili ka plagosur me armë zjarri një person, 3 ditë më parë.

Sipas policisë i riu i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve", ka plagosur 54-vjeçarin në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi S. D., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 14.10.2026, në rrugën “Kadri Prishtina”, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin G. A., 54 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë