Gjatë paradites së sotme, një ngjarje e rëndë është shënuar në Laç, ku 25-vjeçari Emanuel Preçi ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, i cili pas identifikimit është shpallur në kërkim.
Fatmirësisht 25-vjeçari i plagosur, pas marrjes së shërbimit të nevojshëm mjekësor është jashtë rrezikut për jetën.
Përveç se ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin K.K, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët dyshohet se janë në dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes.