TROPOJË- Policia ka arrestuar një 38 vjeçar në Tropojë, pasi plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, i cili ishte kushëriri i largët i tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth mbrëmjes së sotme, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 38 vjeçari A.H., ka plagosur me armë zjarri L.H., 35 vjeç.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento