Aleks Mera 29-vjeç nga Bulqiza, është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për tentativë për vrasje për një ngjarje të ndodhur rreth një muaj më parë.

Në 21 prill këtij viti, 29-vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka plagosur me armë zjarri Elson Murataj.

Ngjarja ndodhi në zonën e Fushë Mëzezit, në Kashar, Tiranë, ku u qëllua me armë zjarri 28-vjeçari.

Policia vijon kërkimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tij.

Vendi ku ndodhi sherri