Plagosi me thikë 5 persona në xhami, lihet në qelli Rudolf Nikollaj: Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë! Foto ekskluzive nga sulmi brenda 'Dine Hoxhës', zgjati 7 minuta

Gjykata vendosi masën e arrestit në burg për Rudolf Nikollajn autori i sulmit me thikë në xhaminë Dine Hoxha te rruga e Kavajës në Tiranë ku plagosi 5 persona. Nikollaj akuzohet për vepra për qëllime terroriste pavarësisht se avokati i tij tha se ka probleme psiqike.

Gazetari Arsen Rusta raporton se prokuroria tha se Nikollaj ka marrë mjekime në spitali dhe tashmë është marrë nën shqyrtim kartela e tij.

“Nikollaj ka hyrë brenda xhami me thike ka goditur disa besimtarë. Pas sulmit ka tentuar të largohej. E kanë ndaluar qytetaret ja kanëe dorezuar policisë. Nikollaj pranon faktin. Per arsyen thote se ka kohë që disa muslimanë e perndjekin tek shtepia ku jeton. Po verifikojmë celularin e viktimës. Ka marre me herët mjekime tek spitali 5 dhe kemi sekuestruar kartelen e tij”, thotë prokuroria.

Vetë Nikollaj në Gjykatë ka thënë se është përndjekur], ndërsa shtoi se i njeh me fytyrë personat. Duke e konsideruar jonormale atë që ka bërë ai tha se është përndjekur për 1 vit. Në spital ai thotë se ka qëndruar 3 javë dhe ka dalë pasi ka marrë ilaçe. Gazetari i Report Tv ka siguruar edhe pamjet e sulmit në xhami që ndodhi brenda 7 minutave.

Nikollaj ka plagosur fillimisht punonjësin e picerisë, e më pas ka shkuar në xhaminë që ndodhet përballë rrugës duke sulmuar me thikë 4 besimtarë.Të plagosurit janë Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç. Megjithatë, për familjarët ai është në depresion dhe i sëmurë prej më shumë se 6 muajsh, ku vetë nëna e tij me lot në sy kërkonte nga shtetit “që t’i shëronin djalin”.

Autori është ndaluar nga vetë kalimtarët, të cilët edhe e kanë goditur me shpulla dhe shqelma dhe më pas është arrestuar nga uniformat blu.1619086700_RNIKOLLAJ.jpg\

Rudolf Nikolla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Report Tv siguron foto nga sulmi i Rudolf Nikollajt brenda në xhami, zgjati 7 minuta

 

Kjo është fotoja e kapur gjatë sulmit të Rudolf Nikollajt në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë  ku plagosi 4 persona. Sulmi ka zgjatur 7 minuta. Përpara se të hynte në xhami ai kishte plagosur dhe pronarin e një picerie aty pranë.

Ora 12:17
Plagosi 5 persona, Rudolf Nikollaj: Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyra ata që më kanë përndjekur! Në spital kam qëndruar 3 javë

Rudolf Nikollaj në Gjykatë  ka thënë se është përndjekur për 1 vit, ndërsa theksoi se i njeh me fytyrë ata që e kanë përndjekur.

“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur . Shteti duhet ta dijë. Akjo o qe bera seshte normale por me kane perndjek ata per 1 vit. Ne spital kam ndenjur 3 jave por pasi mora ilacet dola”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 22/04/2021 18:56

    Prokurori i dha detyre Policise qe te verifikoje ato qe thote i pandehuri? Nqs eshte e vertete, atehere perben rrethane lehtesuese per te. Dhe nga keta vehabistet e Rruges se Kavajes eshte e pritshme nje gje e tille. Apo do ja zhysin ketij te gjorit se nuk eshte nga ata qe kane leke dhe mund te milen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia