KORÇË- Një 17-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë. 17-vjeçari me inicialet J. G., i ka qëlluar dy bashkëmoshatarët, K. K. dhe M. I., në bark.
Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento