Arrestohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim pasikishte plagosur me thikë një minoren.

Në pranga ka rënë Besmir Lamaj për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me  thikë një të mitur 16-vjeç.  Gjatë ndalimit, 34 vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. 

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. 

Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. 

Gjatë ndalimit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.  

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: 

B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. 

Ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me  thikë një shtetas të mitur 16-vjeç.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme