Plagosi me thikë pronarin e një klubi nate në Rumani, e la në tokë të gjakosur, shpallet në kërkim 35-vjeçari shqiptar

Plagosi me thikë pronarin e një klubi nate në Rumani, e la në tokë të gjakosur, shpallet në kërkim 35-vjeçari shqiptar

35-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim nga Policia rumune

Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.

35-vjeçari shqiptar i identifikuar si Elis Rroshkodol është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi ka goditur disa herë me thikë pronarin e klubit Nuba në Bukuresht.

Mësohet se sherri me tyre ka nisur në një qebaptore dhe shqiptari është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.

Menjëherë pas sulmit ai është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të plagosurin në tokë të mbuluar në gjak.Për rrjedhojë 35-vjeçarit shqiptar Elis Rroshkodol është shpallur në kërkim nga policia rumune, e cila dyshon se shqiptari ka kaluar kufirin dhe është arratisur në Stamboll.

Nga ana tjetër rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Nuk dihet nëse mes shqiptarit dhe të plagosurit ka pasur ndonjë konflikt të hershëm apo jo.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit