KURBIN- Një 37-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 65-vjeçar në Kurbin pas një konflikti të çastit.
37-vjeçari M.P. për shkak të një konflikti për motive të dobëta e ka sulmuar 65-vjeçarin H.S. me sende të forta dhe me thikë, duke e lënë të plagosur.
65-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Komento