Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë 32-vjeçari me inicialet V.I., i cili goditi me thikë vëllanë e tij, personin me inicialet D.I., pas sherrit për pronën. Policia nuk jep më shumë detaje për ngjarjen, ndërsa personi i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.