Plagosi prindërit me thikë, zbardhet dëshmia e djalit: Isha në gjendje depresive, ja pse bënim shpesh sherr

Plagosi prindërit me thikë, zbardhet dëshmia e djalit: Isha në gjendje depresive, ja pse bënim shpesh sherr

Vendi ku ndodhi ngjarja

Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Hajri Neziri, i cili plagosi rëndë me thikë prindërit e tij një ditë më parë në Durrës. I riu ka thënë para efektivëve se krimin e ka kryer në një gjendje depresive, ndërsa ka shtuar se kishte prej disa muajsh kontradikta me prindërit.

Ai ka sqaruar se dy të moshuarit nuk ja kanë miratuar lidhjen me vajzën nga Puka, me të cilën bashkëjetonte në shtëpinë e prindërve në zonën e ish-Kënetës. Prindërit i kanë kërkuar djalit që të punonte dhe të mos jetonte në kurrizin e tyre, dhe ky ka qenë shkaku i sherrit të herëpashershme mes të moshuarve dhe 25-vjeçarit.

Ngjarja e djeshme ka ndodhur pas shkëmbimit të replikave mes prindërve dhe dy të rinjve, ku këta të fundit janë larguar nga banesa pasi kanë plagosur të moshuarit dhe janë kapur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli