Konflikti me pasojë një të plagosur pasditen e së hënës në Korçë erdhi pasi, 28 vjeçari Kristo Oranlli disa ditë më parë kishte ngacmuar motrën e 20 vjeçarit Aleksandër Beshiri i cili u plagos pasditen e së hënës me një plumb në këmbë.
 
Mësohet se të dy të rinjtë pasi kishin pasur konflikte verbale të mëparshme, kishin lënë një takim për të sqaruar situatën por ngjarja ka degraduar në dhunë fizike dhe më pas në përdorimin e armës së zjarrit nga ana e 28 vjeçarit.
 
Një ditë më parë Oranlli qëlloi me një plumb në këmbë 20 vjeçarin Beshiri, ky i fundit pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës është nisur për një mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
 
Ndërkohë policia bëri të mundur arrestimin e 30 vjeçarit Oranlli i cili pas konfliktit u fsheh në një banesë të pabanueshme.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)