DURRËS- Një 24-vjeçar në qytetin e Durrësit u paraqit mbrëmjen e djeshme në spital për të marrë ndihmë mjekësorë pasi ishte qëlluar në këmbë. Rrethanat ishin ende të paqarta, por policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim djalin e xhaxhait.
Sipas uniformave blu, 24-vjeçari Eduart Buçeza është qëlluar me 3 herë me armë zjarri nga kushëriri i tij pas një sherri të çastit. Sherri agravoi për faktin se Eduard Buçeza kalonte në banesën pranë kushëririt me shpejtësi duke bërë që situata të agravonte deri në hapjen e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 24-vjeçarit në Shënavlash.
Policia ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin Ilir Buçeza, kushëriri i 24-vjeçarit.
"Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi Eduart Buçeza, 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi Ilir Buçeza, 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin Eduart Buçeza, i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Ai e goditi me pistolet se i pallonte gruan bam ter naten bam bam ...
PërgjigjuÇfar do kërkojsh do gjeshë kështu ka erdh koha
Përgjigju