Arrestohet 26 vjeçari i shpallur në kërkim lidhur me sherrin me thika që ka ndodhur dje në Durrës ku është plagosur 27 vjeçari Endi Nekaj.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale D. B pasi sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë Nekajn.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç”, thotë policia.
Ngjarja u regjistrua dje në lagjen nr. 13, pranë xhamisë me katër minare, rreth orës 15:50, ndërsa në konflikt u përfshinë pesë persona.