Plagosja e efektivit në Berat, policia jep detaje: Gjatë ndërhyrjes tre vëllezërit e dhunuan dhe tentuan t’i marrin armën e cila u shkrep aksidentalisht

Plagosja e efektivit në Berat, policia jep detaje: Gjatë ndërhyrjes tre vëllezërit e dhunuan dhe tentuan t’i marrin armën e cila u shkrep aksidentalisht

Policia jep detaje lidhur me plagosjen e policit në Berat. Gjatë ndërhyrjes në sherr tre vëllezërit dhunuan dhe tentuan t’i marrin armën e shërbimit policit. Ndërkohë dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme dhe plagosi Julian Xhahalilin.

Sakaq janë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:20,  ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative  se në lagjen "Dëshmorët e Kombit"  shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku  kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit. 

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit  kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit  njërit prej  punonjësve të policisë dhe   gjatë konfrontimit fizik  dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme  ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe  është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Sherr mes 2 familjeve në Berat, efektivi plagoset në këmbë gjatë ndërhyrjes! 3 vëllezërit përdorues droge e dhunuan, arma shkrepet në brez gjatë konfrontimit


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, Cardiff padit Nantes! Kërkon 120 mln euro dëmshpërbim

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, Cardiff padit Nantes! Kërkon 120 mln euro dëmshpërbim