Sherr mes 2 familjeve në Berat, efektivi plagoset në këmbë gjatë ndërhyrjes! 3 vëllezërit përdorues droge e dhunuan, arma shkrepet në brez gjatë konfrontimit

Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje mes 2 familjeve në Berat, gjatë të cilit ka mbetur i plagosur një polic. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar sherrin mes 2 familjeve por njëri prej tyre është plagosur në këmbë. I plagosur ka mbetur Julian Xhahalili 20 vjeç. 

Gjatë ndërhyrjes në sherr tre vëllezërit dhunuan dhe tentuan t’i marrin armën e shërbimit policit. Tre vellezërit që e dhunuan dhe tentuan ti marrin armën janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç, (përdorues të lëndëve narkotike). Gjatë konfrontimit mes tyre arma i është shkrepur policit në brez. Konflikti nisi mes 3 vëllezërve me komshinjtë e tyre Albert Meta dhe bashkëshorten e tij Olta. Këto 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë. Të përfshirët në sherr janë shoqëruar në polici.

Mjeku kirurg Piro Leka ka treguar se polici i cili mbeti i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Dëshmorët e Kombit" afër një lokali. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Sherri në Berat, 3 vëllezërit u konfliktuan me çiftin e komshinjve! Burrë e grua të lënduar me gurë

1618432724_policiaa.jpg

3 vëllezërit e përfshirë në sherrin në Berat Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç, janë konfliktuar me komshinjtë e tyre Albert Meta dhe bashkëshorten e tij Olta. Këto 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë. Më pas ka ndërhyrë policia ku gjatë konfrontimit fizik është plagosur njëri prej tyre.

Ora 22:22
Plagosja në Berat, 3 vëllezërit që dhunuan policin përdorues droge! Arma iu shkrep efektivit në brez gjatë konfrontimit fizik

Detaje të reja zbardhen nga plagosja e policit Julian Xhahalili në Berat. Tre vellezërit që e dhuanuan dhe tentuan ti marrin armën janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç, (përdorues të lëndëve narkotike). Ata kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë dhe kanë tentuar ti rrëmbejnë armën njërit prej tyre. Polici ka mbrojtur armën dhe gjatë konfrontimit fizik mes tij dhe vëllezërve arma ne brez te policit ka bërë qitje te pavullnetshme duke i shkaktuar plagë.

Ora 22:12
Plagosja e efektivit në Berat, policia jep detaje: Gjatë ndërhyrjes tre vëllezërit e dhunuan dhe tentuan t’i marrin armën e cila u shkrep aksidentalisht

Policia jep detaje lidhur me plagosjen e policit në Berat. Gjatë ndërhyrjes në sherr tre vëllezërit dhunuan dhe tentuan t’i marrin armën e shërbimit policit. Ndërkohë dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme dhe plagosi Julian Xhahalilin.

Sakaq janë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:20,  ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative  se në lagjen "Dëshmorët e Kombit"  shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku  kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit. 

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit  kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit  njërit prej  punonjësve të policisë dhe   gjatë konfrontimit fizik  dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme  ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe  është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 21:48
Polici në Berat mbeti i plagosur teksa po ndante sherrin mes 2 familjeve, mjeku: Është jashtë rrezikut për jetën

 

Mjeku kirurg Piro Leka ka treguar se polici Julian Xhahalili i cili mbeti i plagosur teksa po ndante sherrin mes dy familjeve në Berat është jashtë rrezikut për jetën.

"Polici u paraqit në spitalin e Beratit me plagë armë zjarri në regjonin gluteal të djathtë. Mjekohet i jepet ndihma e parë pastaj ekzaminohet duke  ibërë analizat skanerin pastaj dërghohet te Trauma në Tiranë. Gjendja është e mirë jashtë rrezikut për jetën", thotë mjeku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë