Mjeku, Erjol Braholli ka folur për mediat pasi i dha ndihmën e parë policit Tonin Tosku, i cili mbeti i plagosur prej shpërthimit të një gome kamioni në aksin MaqellarëPeshkopi.

“I sëmuri ka ardhur në urgjencë në gjendje të rëndë. Ka pasur hemorragji në të dy këmbët. Ka pasur fraktura të hapura me hemorragji me ekspozim kockave dhe i sëmuri u transferuar direkt në reanimacion. U mjekuan plagët dhe u dërgua për trajtim të specializuar në Tiranë. Plagët ia ka shkaktuar një goditje që mund të ketë ardhur nga shpërthimi i gomës. Ka qenë një forcë e madhe për të bërë ato dëmtime.” tha mjeku, Erjol Braholli.


Lajmi kryesor:

Dibër/ Plas goma e kamionit në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset rëndë një efektivi i rrugores, shkoi në terren për hapjen e trafikut